Kampi “Vrella” i jepet në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së

Prishtinë | 02 Maj 2019 | 11:43 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ekzekutivi ka marrë vendim që në të japë kampin “Vrella” Zona Kadastrale Vrellë e Goleshit, Komuna e Lipjanit në shfrytëzim për nevoja strategjike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha tha se me qëllim të krijimit të kushteve të favorshme për FSK-në, kanë kërkuar që ky kamp të jenë në shfrytëzim të tyre.

“Me qëllim të krijimit të kushteve të favorshme për FSK-në, Ministria e Mbrojtjes ka planifikuar të ketë në dispozicion edhe lokacione tjera hapësirën e kampit ‘Vrella’ ku tani për tani është në shfrytëzim të Policisë së Kosovës”.

“Zgjerimi i kapaciteteve të reja të infrastrukturës është paraparë edhe me programin e Qeverisë, ky kamp do na mbështesë në rezervat, nevojat e FSK-së andaj duke u bazuar në këtë kërkojmë të aprovohet kërkesa jonë për marrjen në shfrytëzim të kampit ‘Vrella’”, tha Berisha.

Të ngjashme