Kandidatja për kancelare të Gjermanisë uron Osmanin: Gjithë të mirat për vendin tuaj

Prishtinë | 20 Pri 2021 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për postin e kancelares në Gjermani nga radhët e Partisë së Gjelbërt, Annalena Baerbock, e ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Baerbock tha se ky është një lajm i shkëlqyeshëm.

“Lajm i shkëlqyeshëm: Urime Vjosa Osmani për zgjedhjen Presidente e Kosovës. Gjitha të mirat për të ardhmen e vendit tuaj nga Gjermania”.

Partia e Gjelbër njoftoi të hënën se kjo forcë politike për herë të parë do të vërë kandidat për postin e kancelarit të vendit bashkë-kryetaren Annalena Baerbock për zgjedhjet parlamentare të 26 shtatorit.

Kjo parti ka rritje të konsiderueshme sipas sondazheve dhe radhitet si forca e dytë politike në Gjermani para Partisë Socialdemokrate. Këto palë zgjedhje konsiderohen të paparashikueshme, pjesërisht sepse kancelarja aktuale Angela Merkel nuk po kërkon rizgjedhjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme