Kastrati i PSD-së: 5 hapa si shtyhen zgjedhjet duke tentu me nxjerr VV-në prej krize

Prishtinë | 12 Sht 2021 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i PSD-së, Gëzon Kastrati ka cekur pesë hapat se si po tentohet Vetëvendosja të nxirret nga kriza me shtyrjen e zgjedhjeve.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se duke u nisur nga Kryekuvendari Konjufca e deri tek Presidentja Osmani e IKSHPK-ja po dalin me rekomandime qesharake duke i cilësuar si vegël pas vegle, shkruan EO.

Postimi i plotë:

5 hapa sesi shtyhen zgjedhjet duke tentu me nxjerr VV-ne prej krize

  1. Del Glauku ne emision e nxjerr idene e shtyerjes se zgjedhjeve
  2. Fillojne krejte VV me arsyetu duke thene qe “ekspertet e vendosin”
  3. Pastaj VV e akuzon IKShPK-ne per rritjen e rasteve duke thene qe gabimi eshte tek ta sepse jane respektuar rekomandimet e tyre, qe po del te jete shantazh per vendimin e radhes qe duhet me marre ky institucion
  4. Me pas Presidetja i drejtohet me pyetje IKShPK-se, ne nenrreshtat e te ciles eshte edhe pergjigjja qe duhet te jepet nga keta te fundit
  5. Ne fund IKShPK (nen presion nga akuzat e radhes qe mujne me pasu) del me rekomandim qesharak duke kerkuar shtyerjen e zgjedhjeve
    Vegel pas vegle dhe ja ku jemi sot

Të ngjashme