Këshilltari Osmanit: Presidenti dha urdhër që të mbahet seancë, këtë s’mund ta bëjë

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i kryeparlamentares Vjosa Osmani, Faton Peci ka reaguar edhe njëherë për seancën që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e kishte thirrur për sot.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Peci ka shkruar se Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani nuk e ka refuzuar mbajtjen e seancës së kërkuar nga presidenti i vendit, por datën e cakton Kuvendi dhe nuk e imponon asnjë institucion tjetër

“Presidenti nuk ka kërkuar, por ka urdhëruar konvokimin e një seance të Kuvendit të Kosovës sot për sot, veprim i cili nuk mund të bëhet as në bazë të Kushtetutës, por as në bazë të praktikave të mëhershme të presidentëve të mëparshëm. Presidenti nuk ka kërkuar raportim e as seancë të jashtëzakonshme, por vetëm adresim, ndaj të cilit deputetët nuk mund të bëjnë pyetje apo komente pas fjalimit të tij”, ka shtuar ai.

1. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani nuk e ka refuzuar mbajtjen e seancës së kërkuar nga presidenti i…

Gepostet von Faton Peci am Mittwoch, 4. März 2020

Të ngjashme