Kollçaku: Disa deputetë “paqësor’ në foltore, nxënës të pasjellshëm nga ulësja

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e VV-së, Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka thënë se ka deputetë që nga foltorja tregohen paqësor kurse kur janë të ulur sillen si nxënës të pasjellshëm e problematik.

Kollçaku ka thënë poashtu se para senacës duhet secili të pajiset me durim.

Postimi i plotë:

Kur disa deputetë flasin kinse “paqësisht” nga foltorja, e nga ulësja sillen si nxënësit më të pasjellshëm dhe problematikë.

Pengojnë punën, komentojnë gjatë gjithë kohës deri në banalitet, pamundësojnë dëgjimin e fjalimeve me tendencë për krijim të situatave të padëshiruara.

Para nisjes në seancë, pajisja me durim ndaj sjelljeve të patolerueshme, është domosdoshmëri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme