Komisioni për Arsim nuk arrin ta votojë Planin e Punës për periudhën tetor-dhjetor

Prishtinë | 05 Tet 2020 | 14:02 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, nuk ka arritur ta miratojë  Planin e Punës së Komisionit për periudhën tetor-dhjetor, në mbledhjen e mbajtur të hënën, raporton Ekonomia Online.

Për shkak të mospajtimeve ndërmjet deputetit Sejdi Hoxha dhe të deputetes Haxhiu, kryetarja e komisionit Valentina Bunjaku ka ndërprerë mbledhjen e komisionit.

Kryetarja e komisionit Valentina Bunjaku-Rexhepi ka kërkuar që të formohet një grup punues që të merren me projektligjin për institutin Albanologjik.

“Me formua një grup punues që të merren me projektligjin për Institutin Albanologjik,  dhe këtë e kemi prioritet.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka fajësuar qeverinë, që ligjet po vonohen dhe nuk po dërgohen në kuvend.

Haxhiu ka propozuar që të formohen grupe punuese dhe të ndahen në grupe e të merren me ligjet.

“Është një numër i madh i ligjeve por ne nuk jemi fajtor sepse ligjet nuk kanë ardhur në Kuvend, dhe është vonuar Qeveria. Janë numër i madh i projektligjeve dhe duke pasur kohën parasysh asnjë nuk kemi me mund me përfunduar deri kë dhjetor, dhe unë po propozoj që ne me krijuar grupe punuese qe mu nda nëpër fusha dhe me i nda ligjet”.

Deputeti i VV-së, Fitim Uka ka thënë se plani i punës është i zbehtë.

“Ky plan i punës është i zbehtë, mendoj që duhet me vendos një lloj hierarkie të këtyre projektligjeve dhe nevojën që e ka arsimi në Kosovë.

Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha i ka thënë deputetja  Haxhiu  ka qenë 4 herë në Institutin Albanologjik dhe nuk ka mundur t’ia realizojë një projektligj.

Të ngjashme