Komisioni për të drejtat dhe interesat e komuniteteve miraton planin e punës

Prishtinë | 29 Sht 2020 | 12:57 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, ka  shqyrtuar dhe miratuar Planin e Punës së Komisionit për vitin 2020.

Kryetarja e këtij komisioni Miljana Nikoliç tha se komisioni duhet të jetë në gatishmëri për të miratuar ligjet që do të sjellë qeveria.

“Me 22 shtator kemi ardhur deri te disa vendime dhe jemi pajtuar që sot do të propozojmë të gjitha elementet ë rëndësishme dhe zgjedhjen e tyre. Në planin e punës është një karrige shumë e rëndësishme sepse kjo qeveria ka marrë 29 ligje, 62 janë të planifikuara të punohet më to që nga tetori. Kemi edhe tre projektligje. Prandaj do të doja që kemi një punë mjaftueshëm për  ligjet që do të vijnë në rishqyrtim.

Zëvendëskryetari, Fetah Rudi, tha se me miratimin e planit të punës mund ti kyçim edhe planet e muajve të kaluar.

“Nga mbledhja e kaluar folëm për planin e punës mirëpo nuk është kryer për shkak të pandemisë. Tash s mund ti kyçim aktivitet e muajit të kaluar. Tash a do të vazhdojmë prej tetorit apo të kaluarat. Nëse i kyçim krejt nuk do të ketë mundësi të kryhen.

Veton Berisha, anëtar i komisionit tha se do ta votojë planin e punës.

“Është një situatë që jemi joserioz në punën tonë. Unë tërhiqem që për shkak të kohës sa i përket pandemisë është mirë me kaluar plani i punës. Ne kemi mundësi të marrim veprime në përputhje me kohën.

Ilmi Reçica, anëtar i komisionit theksoi se duhet ta miratojmë planin e punës në parim

” Duhet të kemi parasysh që pandemia është prezente dhe ka ndikuar ne qeveri dhe komisione dhe do të duhej ta votojmë në parim”, tha ai.

Të ngjashme