Konjufca në takim me Schauble: Institucionet gjermane qëndrojnë fuqishëm pranë dhe me popullin e Kosovës

Prishtinë | 21 Qer 2021 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është tkuar sot me Wolfgang Schauble, kryetarin e Bundestagut në Gjermani.

Gjatë këtij takimi, ata diskutuan zhvillimeve historike e politike për Kosovë dhe rajon, si dhe për sfidat që paraqiten në rrugëtimin e stabilizimit të rajonit, luftimin e pandemisë, rimëkëmbjen ekonomike dhe dialogun me Serbinë, si dhe finalizimin e procesit te liberalizimit të vizave.

“Sot bashkë me Shefin e Stafit Ilir Kërçeli, ambasadorin Beqë Cufaj dhe diplomaten Valëza Oruqi pata nderin ta takoj Dr. Wolfgang Schauble kryetarin e Bundestagut.

Në takimin e përzemërt me Dr Schauble ju falenderova për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën.

Diskutuam gjatë rreth zhvillimeve historike e politike për Kosovë dhe rajon, si dhe për sfidat që paraqiten në rrugëtimin e stabilizimit të rajonit, luftimin e pandemisë, rimëkëmbjen ekonomike dhe dialogun me Serbinë, si dhe finalizimin e procesit te liberalizimit të vizave.

Bundestagu dhe institucionet gjermane qëndrojnë fuqishëm pranë dhe me popullin e Kosovës”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

May be an image of 1 person, standing, outdoors and text that says 'RTK'

Të ngjashme