Kosova do të blejë shtatë aparatura për testimin e qytetarëve

Prishtinë | 29 Kor 2020 | 12:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova do të rris kapacitetet e testimit të personave të dyshuar për COVID-19.

Kështu tha ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, në raportimin e tij gjatë mbledhjes së qeverisë.

Zemaj tha se rritja e rasteve me të infektuar ka nisur qysh nga vendimet e qeverisë Kurti për fazën e tretë të hapjes graduale.

“Jemi ballafaquar që në fillim me rritjen e numrit të rasteve me koronavirus. Faza e tretë e hapjes graduale ka nisur me vendimet e ish qeverisë së kaluar”.

Duke folur për mobilizimin aktual, i pari i Shëndetësisë në Kosovë theksoi se janë 700 shtretër në dispozicion, mirëpo që kapacitetet do të shtohen.

“Kemi mobilizuar edhe repartet tjera infektive në Spitalet Rajonale, që do të thotë se kemi 700 shtretër në dispozicion. Kapacitetet do të shtohen varësisht nga rekomandimet e IKSHPK-së. Kemi një furnizim stabil nga ministria mirëpo edhe nga donacionet”.

Po ashtu, Zemaj bëri të ditur se Kosova do të blejë shtatë respiratorë dhe 100 mijë teste për COVID-19.

“MSH ka hapur procesin e blerjes për blerjen e shtatë aparaturave RT PCR që do të vendosen në komunat e Kosovës. Me mjetet nga OBSH, Kosova do të blejë 100 mijë teste”.

Të ngjashme