Kosova, Shqipëria e M. e Veriut prezantojnë projektin “Regional Research & Development Cloud”

Prishtinë | 15 Mar 2019 | 20:57 | Nga Ekonomia Online

Ministri Beqaj sot i dorezoj Komisioneres Evropiane për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, znj. Mariya Gabriel, Projektin “Regional Research & Development Cloud”, së bashku me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas Beqajt projekti i prezantuar është një platformë unike, që përfaqëson qasje origjinale për integrimin e platformës për hapjen e të dhënave, hulumtimin dhe zhvillimin, digjitalizimin e ekonomisë, fuqizimin e start-upeve dhe femrave në ndërmarrësi. Projekti synon realizimin e objektivave të dala nga Agjenda Digjitale e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Ministri konfirmoi që ka marrë në parim mbështetjen e Komisioneres Gabriel dhe në fund të këtij muaji në Bruksel grupet teknike do të finalizojnë instrumentet dhe kanalet e financimit.

Të ngjashme