Krasniqi: Qe 23 vite ende s’ka drejtësi për viktimat në Kosovë

Prishtinë | 16 Pri 2022 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar Ditën e Eksodit Shqiptar 23 vite më parë.

Ai, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se mbi një milion shqiptarë ishin detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Sipas tij, pavarësisht kësaj për viktimat e Kosovës ende nuk ka drejtësi.

Postimi i tij i plotë:

Sot shënojmë Ditën e Eksodit Shqiptar – në kujtim të mbi një milion shqiptarëve të Kosovës që ishin detyruar dhunshëm të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe vendi ynë 23 vite më parë.

Është jetike që kjo histori e dhembjes, në përpjekjen tonë për liri, të mos harrohet asnjëherë. Po aq e rëndësishme për Kosovën është edhe drejtësia për viktimat e saj, e cila deri sot, fatkeqësisht, akoma nuk ka ardhur.

Në këtë ditë të kujtesës tonë kolektive, të historisë jo të largët, u shprehim mirënjohjen e thellë të gjithë shqiptarëve në rajon, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi, që hapën zemrat dhe dyert e shtëpive të tyre, për të strehuar refugjatët nga Kosova.

Kosova nuk do të harrojë asnjëherë.

Të ngjashme