Krasniqi: Vuçiqi i sinqertë me popullin e tij, politikanët tanë po i fshehin disa gjëra

Prishtinë | 07 Sht 2018 | 22:38 | Nga

Analisti Milazim Krasniqi ka komentuar deklaratat e sotme të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se ai po tregohet korrekt me shtetin e tij Serbinë, derisa politikanët tanë, sipas tij, po i fshehin disa gjëra.

Këto komente Krasniqi i bëri duke u bazuar deklaratën e Vuçiq që tha se do ta vizitojë Gazivodën pasiqë shteti i Serbisë ka investuar në të. “Për Gazivodën tha se është “resurs i Serbisë” dhe tregoi se atje Serbia ka bërë së fundmi investime të reja prej 450.000 eurosh (këtë gjë politikanët dhe mediet tona e kanë fshehur). Tha tha se Serbia e kupton rëndësinë që ka Gazivoda edhe për shqiptarët, prandaj nuk ka plane t’ua ndalë ujin!. Tregoi edhe pse ka dështuar mbledhja e Kuvendit të Kosovës: tha se u është bërë presion deputetëve serbë që ta votojnë Limajn, por ata kanë rezistuar ndaj presioneve. Vuçiqi foli edhe për paqen, e tha se marrëveshja është shumë larg. Komenti im: ky tipi di të jetë korrekt me serbët e vet. Me vjen inat që edhe ne shpesh mësojmë prej tij, se çka fshehin këta tanët”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Presidenti i Serbisë, Vuçiq ka bërë të ditur se do ta vizitojë nesër Kosovën dhe Ujmanin. Këtë e ka konfirmuar edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Paciolli,  i cili ka thënë se leja për ta vizituar Ujmanin, Vuçiqit i është dhënë pas presionit që ka bërë BE-ja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme