Kryeparlamentarja ​Osmani sot mban konferencë për media

Prishtinë | 01 Maj 2020 | 07:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të mbajë konferencë për media.

Tema e konferencës nuk është bërë e ditur, por ajo mbahet një ditë para seancës së Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të votohet Qeveria e re.

Presidenti Hashim Thaçi i ka dhënë sot mandatin Avdullah Hotit nga LDK-ja që të formojë qeverinë e re.

Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar dekretin e presidentit për mandatar në Gjykatën Kushtetuese, duke e konsideruar si të jashtëligjshëm dhe antikushtetues, transmeton lajminet.

Kjo parti vazhdimisht ka kërkuar zgjedhje të reja pas pandemisë, por nuk iu ka përgjigjur pesë letrave të dërguara nga presidenti i vendit, në të cilat nga Lëvizja Vetëvendosje kërkohej dërgimi i emrit të mandatarit për formimin e qeverisë së re pas shkarkimit të Qeverisë Kurti.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se ka votat për formimin e Qeverisë së re.

Të ngjashme