Kryeziu thotë se video ku shihen persona të ulur në karrige nuk është nga bufea e Qeverisë

Prishtinë | 07 Pri 2021 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook”, ku pretendon se janë pamje nga bufeja e qeverisë, ku shihen një numër i konsiderueshëm i njerëzve, të cilët janë ulur nëpër karrige e po shërbehen me pije e ushqim.

Por zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka publikuar disa pamje tjera nga kjo bufe, ku s’ka asnjë njeri ulur dhe karriget janë vendosur në pozicion të papërdorshëm.

“Pamjet në një videoinçizim që po qarkullon në rrjetet sociale, nuk janë nga bufeja e ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kryeziu. “Pamja e bufesë së Qeverisë është kjo në fotot e mëposhtme”.

LEXO EDHE:

Të ngjashme