Kurteshi: Nuk kemi marrëveshje me asnjë parti, qytetarët të zhgënjyer me Hazirin

Prishtinë | 31 Tet 2017 | 09:20 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Gjilanit, Sami Kurteshi i cili është në balotazh me kundër kandidatin e tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Hazirin, në një prononcim për Ekonomia Online ka treguar se është i gatshëm për fitore.

“Kemi bërë organizimin angazhimin, kemi bërë edhe analizat e duhura dhe relativisht të mira se çka ka ngjarë dhe ne do të hymë në pjesën e  dytë dhe të bindur se Gjilani do të ndryshoj qeverisjen”, ka thënë ai.

Kurteshi tha se pakënaqësia e qytetarëve, por edhe e votuesve të PDK-së, ka bërë që Vetëvendosje të shkojë në balotazh.

“Ne po them e dimë se një pjesë e madhe e PDK-së kanë votuar kundër Lutfi Hazirit. Mendoj se ata edhe në sloganin e tyre e kanë pasur “Ndryshimi”, edhe pse nuk e di se për çfarë ndryshimi e kanë pasur fjalën, por edhe partitë e tjera e kanë synuar ndryshimin, ne do t’u bëjmë ftesë të gjithë atyre ne konkretisht ne me siguri që qeverisja e Vetëvendosjes do të jetë gjithëpërfshirëse dhe do të bëjmë përpjekje që njerëzit më profesional të jenë në qeverisjen e Gjilanit në legjislaturën e ardhshme”, ka thënë Kurteshi.

Ai ka mohuar se janë në marrëveshje më ndonjërën prej partive politike. Kurteshi thotë se Gjilanin do të fitojnë pasi sipas tij, numri të zhgënjyerve me qeverisjen Haziri është i madh.

“Nuk kemi marrëveshje me asnjë prej subjekteve politike në Gjilan së paku sipas dijenisë time dhe ne do t’i bëjmë ftes të gjithë qytetarëve të Gjilanit, të komunës së Gjilanit, nëse vërtetë janë të interesuar vërtetë për ndryshim në Gjilan e që numri i këtyre është më i madh se atyre që të votojnë Lidhjen Demokratike, dhe Lutfi Hazirin në raundin e parë dhe ne e dimë se një numër i madh këtë çështje vetëm e kanë vendosur. Ne do të bëjmë përpjekje që të kemi një qeverisje që është për qytetarët dhe që është gjithë përfshirëse dhe si do të jetë ajo, do të shohim pas zgjedhjeve të 19 nëntori”, ka thënë ai.

Sipas informatave jo zyrtare, Vetëvendosje në Gjilan ka 8 asamblistë kurse Lidhja Demokratike 13. KQZ në faqen e saj zyrtare ka radhitur LDK-në të parën në Gjilan me 43.40% kurse Vetëvendosjen me 27.34%.

Të ngjashme