Kurti bëhet lajm në mediet ndërkombëtare, akuzon ShBA-në se e rrëzoi nga pushteti

Prishtinë | 21 Pri 2020 | 21:32 | Nga Ekonomia Online

Pas shumë kohe Kosova ka zërë ballinat e gazetave dhe raportimit nga mediumet e njohura të botës për diçka që pak kush e kishte menduar, konfrontimi i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Metro.

Duket se kontributi me vite që Amerika e bëri ndaj Kosovës që nga liria dhe shpëtimi nga gjenocidi i Milosevicit, mbështetja për pavarësim dhe tani akoma në angazhimin e saj për anëtarësim e Kosovës në NATO dhe OKB, duket se nga Qeveria e re nuk bëjnë më përshtypje.

Lajm sensacional është bërë konfrontimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me njeriun ndër më të afërt të presidentit Donald Trump, ambasadorin Richard Grenell.

Kurti ka akuzuar direkt ambasadorin Grenell se po ndërhyn në politikën e brendshme të Kosovës dhe se e rrëzoi nga pushteti.

Kurti e ka akuzuar Grenellin se po e përdor Kosovën që të arrin një marrëveshje sa më të shpejt me Serbinë, që kjo marrëveshje sipas Kurtit të përdoret nga presidenti Trump në zgjedhjet e Amerikës si fitore diplomatike.

E për këtë deklaratë nga Kurti ka reaguar edhe një nga mediet si The Guardian, Euro News, The New York Times, të cilat kanë shkruar një artikull duke ju referuar deklaratave të Kurtit për mediat boshnjake.

“Qeveria ime nuk u rrëzua për asgjë tjetër, por thjesht sepse Ambasadori Grenell ishte me nxitim për të nënshkruar një marrëveshje me Serbinë”.

”Një besnik i Trump, Grenell është ambasadori amerikan në Gjermani dhe gjithashtu u emërua kohët e fundit si drejtori i detyrës për inteligjencën kombëtare, duke koordinuar punën e 17 agjencive të inteligjencës amerikane. Ai më parë shkaktoi polemikë në Berlin duke thënë se dëshironte të “fuqizonte” forcat e djathta në Evropë”, shkruan The Guardian.

“Ajo që i duhet Grenellit është një marrëveshje e shpejtë për të treguar se ata mund të rregullojnë krizat në botë, ndoshta në kontrast me Clinton, Bush dhe Obama, pa ndonjë ndërhyrje ushtarake, dhe kjo mund të paraqitet si një sukses në këtë vit zgjedhor, ”tha Kurti, shkruan The Guardian.

Ai akuzoi Grenellin se ishte i interesuar për përmbajtjen e çfarëdo marrëveshje dhe se ishte përqendruar vetëm në marrjen e “nënshkrimit në fund të letrës” sa më shpejt të jetë e mundur.

Të ngjashme