Kurti dhe Mustafa pajtohen që të intensifikojnë bisedimet për arritjen e marrëveshjes

Prishtinë | 11 Dhj 2019 | 18:12 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit për media ka folur zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa i cili shkurt ka thënë se liderët e dy partive janë pajtuar vetëm që të intensifikojnë takimet për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

“Ju njoftoj se ka përfunduar takimi në mes të dy liderëve, ata janë pajtuar që të intensifikojnë takimet deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare”, tha ai.

Mustafa është shprehur se takimi i radhës do të jetë në ditën në vijim.

Të ngjashme