Kurti: E kuptojmë nevojën për protestë, por nuk inkurajojmë grumbullimin e njerëzve

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 17:26 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas mbledhjes së Qeverisë në detyrë ku u raportua për 100 ditët e punës së Qeverisë, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka mbajtur një konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Kurti ka thënë se janë në pritje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa për protesta Kurti ka thënë se kuptohet nevoja e qytetarëve për të protestuar. Mirëpo ai ju ka bërë thirrje qytetarëve të i respektojnë masat.

“Menaxhim i deritanishëm ka qenë shembullor dhe zyrtarëve të ndryshëm shtetërorë ju bëjë thirrje që mos ta shpallin fitoren. Vlora Haxhimehmeti është sekretare ajo dinë më së miri dhe të përgjigjet ajo ne si qeveri jemi në detyrë dhe jemi në pritje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk i inkurajojmë tubimet e turbumbullimet por ne kërkojmë të respektohen të gjitha masat e duhura dhe e kuptojmë nevojën e qytetarëve për të protestuar dhe në këtë aspekt është e jona që të bëjmë thirrje qe qytetarët të jenë aktiv por duke i respektuar patjetër masat e distancës fizike dhe të orarit prej 180 min në ditë”, tha ai.

Ai prezantoi me këtë rast he prezantoi disa nga vendimet e marra nga Qeveria në 100 ditë qeverisje.

“Nga ulja  e pagave për qeveritarët e deri të shkarkimi i bordeve. Nga ndalja e gjakderdhjes financiare përmes asfaltit të shtrenjtë, nga fillimi i vetingut për drejtësi, nga menaxhimi shembullor i pandemisë Codi-19, nga pushimi i ambasadorëve politik , nga fillimi i reciproctetit me Serbinë dhe donacioni për Preshevën,Medvegjën dhe Bujanovcin dhe pra këto i kemi prezantuar sot të 100 ditëshit të parë të kësaj qeverie.”

Ai ka folur edhe për 10 milionët e ndarë për veri.

“Nuk bëhet fjalë për kurrfarë falje të pagesave dhe ne jemi në bisedime që mbledhja e mjeteve nga faturat pa dallim rajoni të jetë në mënyrë rë barabartë, tha Kurti.

Kurti mes tjerash ka thënë se 39 anëtarë të emëruar në borde duke thënë se shumica prej tyre nuk janë në parti, por ai tha se edhe në qoftë se ndonjëri është ata janë profesionist.

Më tutje ai ka thënë se ka pasur edhe qëllime që nuk kanë mundur t’i realizojnë, mirëpo ai tha se asnjë vend nuk ka ndodhur që mosbesimi të ndodhë në kohën e pandmeisë.

“Nga 39 anëtarë që i kemi emëruar shumica e tyre nuk janë të asnjë partive por edhe nëse ëshrë ndonjëri ata jonë profesionist të mëdha. Unë nuk vërë ndonjë ministër se cili ka punuar më shumë sepse se cili ka qenë i mirë dhe kanë punuar shumë prandaj nuk mund të them që të favorizoj ndonjë ministër. Unë jam kryeministër në detyrë dhe nuk kam ambicie që të jem edhe kryeministër edhe krye opozitar që të flas edhe për sukseset edhe dështimet, detyra ime është puna ndërsa detyra opozitës është kritika dhe unë jam i bindur që ne po e kryejmë punën më mirë. Natyrisht që ka qëllime që nuk i kemi realizuar por unë nuk mund të flasë për dështime. Nuk ka një rast tjetër nuk në kohë pandemie realizohet mocioni i mosbesimit”, shtoi Kurti.

Kurti ka thënë se nuk e di cili është qëllimi i PDK-së që tash kjo parti po kërkon zgjedhje të reja.

“Kompetencat dhe mandati i qeverisë nuk e lejon që ai të shtrojë atë pyetje dhe tani të gjitha partitë qenkan për një qeveri. PDK është për zgjedhje të reja dhe nuk e di cili është motivi i saj”, tha ai.

Kurti ka komentuar edhe arsyet e shkarkimit të Drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berishës.

Kurti ka thënë se janë 14 faqe dokument të vendimit për shkarkim, që e tregojnë arsyen e vërtetë të shkarkimit të Berishës.

“Lidhur me shkarkimin e mbrëmshëm të ish drejtorit të Autoritetit të Aviacionit dua të them se ka një vendim 14 faqesh që e arsyeton këtë shkarkim dhe duhet të lexohet nga të gjithë ata që interesohen. Askund nuk përmendet në atë vendim justifikimi i z.Berishës, nuk ka të bëjë me atë që thotë përkundrazi duhet ta kuptoni që emërimi i tij ka qenë i kundërligjshëm meqenëse ai se ka përvojën e punës si e ka prezantuar”, ka thënë ai.

“Besoj e keni vërejtur të gjithë këtë dukuri, sa herë që zyrtarëve të korruptuar ua cenon interesat korruptive fillojnë e bërtasin Amelika, Amelika. Shtetet e Bashkuara nuk i mbrojnë të korruptuarit. SHBA’të nuk I kanë thënë askujt vidhni nuk kam asnjë kritikë pse kemi bërë shkarkime të bordeve apo të menaxhmenteve , asnjë kritikë. E vetmja kritikë më vjen prej të shkarkuarve. SHBA’të historikisht e kanë luftuar korrupsionin sepse e kanë pa sundimin e ligjit si parakusht për demokracinë. Edhe njëherë i ftoj të gjithë zyrtarët shtetëror që jkur ne ua cënojmë interesat e ngushta korruptive të pushojnë me këtë parullën për amerikanizmin e tyre, si strehë për vetveten”, shtoi Kurti.

Të ngjashme