Kurti: Jemi të gatshëm të dërgojmë FSK-në në Ukrainë, të mirëseardhura sanksionet ndaj grupit të Veselinoviqit

Prishtinë | 09 Dhj 2021 | 15:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti ka folur rreth mundësisë së dërgimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ukrainë në rast të shpërthimit të një konflikti të mundshëm ndërmjet palës ruse dhe asaj ukrainase.

Ai tha se çfarëdo që parasheh NATO-ja, Kosova do të jetë e gatshme të veprojë. 

“Së pari, uroj që mos të ketë konflikte të reja, edhe unë jam duke e përcjellë me vëmendje deri në orët e vona se çfarë po ndodh në kufirin midis Ukrainës dhe Federatës Ruse”.

“Ka një alarmim edhe të NATO-s, në veçanti të SHBA-së, por edhe të BE-së për këtë gjë. Çka do që NATO e parasheh të nevojshme, ne natyrisht që jemi të gatshëm”. 

Kurti, e mirëpritur vendimin që Millan Radoiçiq, Zvonko Veselinoviq dhe 11 serbë të tjerë nga Kosova, janë vënë në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të ShBA-së më 8 dhjetor.

“Ne e kemi mirëpritur, është një vendim shumë i mirëseardhur, i cili po tregon që krimi dhe korrupsioni nuk duhet të ketë vend, jo vetëm në vendet e BE-së, por në çdo vend që aspiron që të bëhet anetër i BE-së si puna e Kosovës”.

“Por, ajo çfarë duhet të bëhet në vijim, e kjo është punë e jona, është që sistemi i drejtësisë t’i përcjellë me vëmendje të gjitha vendimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kanë informacion të bollshëm, në mënyrë që ata të mos kenë vetëm sanksione nga ShBA-ja, por të jenë të sanksionuar, hetuar, gjykuar e dënuar edhe këtu tek ne”, tha Kurti.

Ai ka folur rreth arritjes së një marrëveshje të mundshme finale me Serbinë në kuadër të procesit të dialogut në Bruksel.

“Ne dëshirojmë të kemi marrëveshje ligjërisht të obligueshme dhe e cila e definon statusin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duke pasur njohje reciproke në qendër, marrëveshje përveç që është e obligueshme për njohje reciproke”.

“Emisarët që na vijnë nga perëndimi demokratik gjithmonë janë të mirëseardhur dhe kjo tregon për një interesim shtesë për rajonin e Ballkanit Perëndimor e posaçërisht për Kosovën dhe raportin e saj me Serbinë”.

Të ngjashme