Kurti: Jemi të ndryshëm, por të gjithë jemi njerëz

Prishtinë | 16 Mar 2022 | 15:45 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i falenderoi të gjithë ata që kanë punuar në projekt kodin civil, ai tha se nuk bëhet fjalë për martesë apo adoptim të fëmijëve.

“1630 nene në 997 faqe me pesë libra, unë i falënderoj të gjithë ata që kanë punuar për gjatë të gjithave që të vijnë në një produkt të tillë. Sa i përket një neni apo një gjysmë neni duhet të bëjë 3 sqarime. I pari është që nuk bëhet fjalë as për martesë as për adoptim të fëmijëve, le ti heqim të gjitha dilemat sa i përket nenit 1138”, tha Kurti, raporton EO.

Kurti tha se beson se të drejtat i takojnë të gjithëve edhe pse mund të jemi ndryshe.

“E dyta, unë si Kryeministër i Republikës së Kosovës edhe si kryetar i subjektit më të madh në Kosovë besoj në të drejtat e njeriut. Unë besoj se të drejtat nuk duhet ti meritojmë, të drejtat na burojnë nga qënia, të mirat vijnë nga puna.. me vetëfaktin që je njeri ke të drejta. Jemi të ndryshëm, por të gjithë jemi njerëz”, tha Kurti

“Ne edhe pse jemi të ndryshëm mund dhe duhet të jemi të barabartë, kjo është baza e justifikimit që unë po them. Kjo është pikënisja e arsyetimit për qëndrimin që po e prezantoj. Aty është fjala lejohet, është pak paradoksale që shkruhet një nen lejohet që të shkruhet një nen ku thuhet lejohet, prandaj është edhe amandamentimi për leximin e dytë, u do të votohet përfundimisht”, tha kryeministri, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme