Kurti krenohet me menaxhimin e pandemisë, deputeti i PDK-së i kërkon sqarime për pagesën e mjekëve

Prishtinë | 27 Maj 2021 | 12:22 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti, në Kuvend  tha se ka rënie të rasteve me Covid-19 prej 75%, raporton Ekonomia Online.

Derisa e ka quajtura dallim drastik prej gjendjes aktuale dhe asaj se si e kanë gjetur kur mori pozitën e kryeministrit.

“Kemi marr masa për të ndaluar shpërndarjen e virusit dhe shifrat kanë treguar atë. Gjendja është shumë më e mirë se si e kemi gjetur, sot kemi rënie të rasteve prej 75%”.

“Është mbyllur mjekësia sportive, për neve para se të trajtohet asketin financiar më e rëndësishme është se jetët e pacientëve nuk janë në rrezik”.

Ndërsa deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu e ka pyetur Kurtin se kur do të kompensohen punëtorët shëndetësorë pasi që u janë mbetur borxh për 5 muaj.

“Kryeministër se sa keni bërë për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor e dimë të gjithë mirëpo që 15 muaj ata po shërbejnë mirëpo shtesat i kanë marr vetëm për 10 muaj atëherë kur do t’i bëni kompensimet?”.

Të ngjashme