Kurti me Muratin e Krasniqin sot e prezantojnë buxhetin në Gjakovë

Prishtinë | 04 Dhj 2022 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Ndalesa e radhës për Kurtin që ta prezantojë buxhetin për vitin 2023 është Gjakova.

Kurti bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi sot në orën 15:00 në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” do ta prezantojnë buxhetin para qytetarëve.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Gjakovës”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Të ngjashme