Kurti pritet nga Zaev në Shkup

Prishtinë | 16 Sht 2021 | 10:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev, në Shkup.

Kjo para nisjes së mbledhjes së përbashkët të qeverive të të dyja vendeve.

Është hera e parë në histori që Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbajnë mbledhje të përbashkët.

Kujtojmë se gjatë takimit të përbashkët do të nënshkruhen marrëveshje në fusha të ndryshme si në atë: të energjetikës, infrastrukturës, ekonomisë, turizmit, etj.

Në kuadër të kësaj, Zaev e Kurti do të kenë edhe një adresim për medie.

Të ngjashme