Kurti takohet me Grigorevin: Qeveria e Kosovës do të bashkëpunojë me të gjithë që duan të ndihmojnë në dialogun me Serbinë

Prishtinë | 05 Shk 2020 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Kurti takoi presidentin e Këshillit për Qeverisje Përfshirëse (CIG), Alex Roinishvili-Grigorev

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim, presidentin e Këshillit për Qeverisje Përfshirëse (CIG), Alex Roinishvili-Grigorev, i shoqëruar nga zëvendësi i tij, Shpëtim Gashi.

Siç njofton kumtesa për media, Kurti falënderoi Roinishvili-Grigorev dhe Gashin por edhe të gjithë CIG-un për punën e tyre në dialogun me Serbinë.

“Dhe, sa i përket dialogut, Qeveria e Kosovës do të bashkëpunojë afër me të gjithë ata që kanë interes të ndihmojnë e kanë ide si të veprojmë”, citohet të ketë thënë Kurti.

Të ngjashme