Kurti thotë se taksa do të zëvendësohet me reciprocitet, Apostolova i kërkon rifillimin e dialogut me Serbinë

Prishtinë | 05 Shk 2020 | 15:12 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Republikës se Kosovës, Albin Kurti pas takimit me shefen e zyrës së BE-së, në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova, ka thënë se Kosova do të ndjekë me përkushtim proceset për integrim në BE, raporton Ekonomia Online.

Kurti theksoi se problematikë mbeten pesë vendet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.

Kurti edhe para Apostoloves e përsëriti qëndrimin e tij se taksa ndaj Serbisë, do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë.

“Ne nuk do të shkojmë të jetojmë në BE por do të kemi pjesë të jetës”

“Ne nuk i vendosim Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën nuk i vendosim Jemi ku jemi si qeveri e re. Me Serbinë do të kemi reciprocitet si zëvendësim me tarifën 100%. Nuk themi se do të kthehemi në marrëdhënie asimetrike përkundër do ta shtojmë reciprocitetin. Mbi 60% të votave në mesin e shqiptarëve kanë qenë me parimin e reciprocitetit. Parimin e shëndosh për marrëdhënie do të kemi prioritet”, tha ai.

Nataliya Apostolova tha se duan një qeveri të përgjegjshme, institucione të forta dhe administratë të fuqishme. Ndërsa tha se duan ta shohin Kosovën si pjesë të BE-së.

Sai përket rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi, Aposotola tha se pret të sheh propozimet e qeverisë së re, teksa shtoi nevojën që sa më parë të rinis ky proces.

“Sot erdhëm ta urojmë kryeministrin Kurti dhe për formimin e Qeverisë. U desht kohë deri në formimin e qeverisë. Ne kemi reformën e agjendës evropiane, marrëveshjen për stabilizim asociimin. Dëshirojmë të shohim një qeveri të përgjegjshme, institucione të forta dhe administratë të fuqishme. Duam ta shohim Kosovën si pjesë të BE sa më shpejt që është e mundur”

“Tani po presim që qeveria e re të dal me propozime të reja se si do të dalë me këtë çështje. Dëshirojmë që bisedimet të vazhdojnë. Për neve është me rëndësi që dialogu të vazhdojë, tha ajo.

Kurti: Të gjitha vendimet pas dorëheqjes së Haradinajt do të rishikohen

Ndër të tjera, Kurti ka thënë se të gjitha vendimet e marra pas dorëheqjes se Ramush Haradinajt do t’i bëhet një rishikim.

“Të gjitha vendimet e marrura pas datës kur kryeministri dha dorëheqje nuk do ta kenë peshën e njëjtë. Do të bëhet një rishikim. Për të filluar një kapitull të ri duhet ta rrisim përgjegjësinë juridike e sociale por edhe politike”, tha ai.

Kurti ka thënë se prioritet mbetet projektligji për buxhetin dhe plani qeverisës, derisa tha se ende nuk i ka përcaktuar zëvendësministrat.

“Nuk i kemi përcaktuar emrat e zëvendësministrave ende. 35 zëvendësministra nga 80 që kanë qenë dikur. prioritet i yni është projektligji për buxhetin. Plani i punës së qeverisë ku 18 do t’i lidh programi i përbashkët ku bëjnë pjesë 15 ministra 2 zëvendësministra dhe unë si kryeministër”.

“Nuk dua të mendoj se si do të kemi ministra që duhet shkarkuar. Në qeveri nuk do të ketë ministra LVV, LDK, por të gjithë të Kosovës. Me marrëveshjen që kemi arritur me ndryshimin që ka votuar populli nuk do të ndodhemi para sfidave tjera”, ka thënë Kurti.

Mes tjerash Kurti ka falënderuar BE për donacionin 75 milionësh në termocentralin Kosova B.

Përmes kësaj tha ai se është zvogëluar ndotja e ajrit.

“E falënderova Apostolovën për ndihmën e vazhdueshme për Kosovën. Shpreha zotimin tonë që ti ndjekim me vëmendje dhe përkushtim të gjithë proceset e integrimit të Kosovës në BE. Janë 5 vende mos njohëse që e kanë vështirësuar rrugën tonë evropiane. Falënderova për donacionin prej 75 milionë euro në termocentralin Kosova B të cilët e kanë zvogëluar ndotjen e ajrit. Mbetemi të përkushtuar në rrugëtimin evropian drejt BE-së dhe projektit më të madh të paqes”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme