Kusari-Lila: Lutjet dhe mendimet tona janë me popullin kroat

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari – Lila, ka bashkëndjerë me kroatët të cilët sot janë përballur me një tërmet të fuqishëm.

Përmes një postimi në Facebook, Kusari- Lila ka thënë që “lutjet dhe mendimet tona janë me popullin kroat dhe gjithë të prekurit atje”.

Postimi i plotë:

Zagrebi kryeqyteti i Kroacisë në mes të masave për parandalimin e Covid19 u godit nga një termet me magnitudë 5.3 shkallë, më të rendin në 140 vitet e fundit.

Kur po mendojmë se kemi krizë me Corona virusin, një fatkeqësi natyrore e kësaj forme, i rrëzon krejt përpjekjet për parandalimin e pandemisë.

Lutjet dhe mendimet tona janë me popullin kroat dhe gjithë të prekurit atje.

Image may contain: sky, car and outdoor

Të ngjashme