Kuvendi i Kosovës miraton tri projektligje në sektorin e drejtësisë

Prishtinë | 19 Pri 2022 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Është miratuar në shqyrtim të parë Projektligji për Shërbimin Sprovues të Kosovës, me ç’rast për miratimin në parim të këtij Projektligji kanë votuar gjithsej 63 deputetë, raporton Ekonomia Online.

Sipas ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ky Projektligj parasheh avancimin e shërbimeve profesionale për personat e dënuar.

“Projektligji në përgjithësi adreson zhvillimin e Shërbimit Sprovues në pikëpamje të avancimit të shërbimeve profesionale për personat e dënuar që janë në mbikëqyrje të Shërbimit Sprovues të Kosovës dhe ngritjen kapaciteteve profesionale dhe operative për të mbikëqyrur rastet brenda fushëveprimit të tij”, ka thënë ajo.

Kuvendi ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Ministrja Haxhiu tha se edhe ky Projektligj është i një rëndësie të madhe.

“Edhe Projektligji për Shërbimin Korrektues të Kosovës është i një rëndësie të veçantë. Projektligji për Shërbimin Korrektues të Kosovës ka për qellim caktimin e statusit, parimeve, përgjegjësitë, menaxhimit dhe organizmin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Me këtë projektligj sipas Haxhiut parashihen edhe disa benificione përfshirë, pagën jubilare, pagesat për rrezikshmërinë në punë dhe shujtat ditore.

Këto dy Projektligje u votuan me 65 vota të deputetëve.

Ministrja e Drejtësisë, tha se projektligjet janë trajtuar nga një grup ekspertësh në vend.

“Edhe projektligji për shërbimin korrektues është i rëndësisë së veçantë. Projektligji për shërbim korrektues ka për qëllim organizmin e shërbimit korrektues. Shërbimi korrektues parashihet me ligj të veçantë”.

“Duke qenë që renditja e projektligjeve nuk është bërë si duhet po paraqes projektligjin për shërbimin sprovues. Projektligji është trajtuar me një grup ekspertësh në vend, prandaj shërbimi sprovues parashihet me ligj të veçantë. Me këtë ligj do të mundësohet realizimi i gjithmbarshëm. Duke parë rëndësinë ju ftoj ta miratoni”, tha ajo.

Me 65 vota për u miratua në shqyrtim të parë edhe Projektligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.

Të ngjashme