Kuvendi mban seancë më 27 maj, Hamza: Kemi deponuar iniciativë për ndryshime në TVSH

Prishtinë | 24 Maj 2021 | 13:41 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit është vendosur që seanca e radhës të mbahet më 27 maj, ku një nga pikat është diskutimi për problemet në arsim, raporton Ekonomia Online.

Tutje, Hamza tha se kanë deponuar një iniciativë ligjore lidhur me Ligjin për TVSH, qëllimi i së cilës është përkrahja dhe reformimi i sektorit privat.

“Sapo përfundoj mbledhja ku u vendos për seancën me radhës me datën 27 maj dhe një prej pikave është debati për arsim i ftuar nga PDK-ja”

“Ne duke e parë qe qeveria nuk e ka vëmendjen e duhur për përkrahjen e sektorit privat ne kemi deponuar një iniciativë ligjore që ka të bëjë me ligjin për TVSH dhe me këtë ligj që t’i ofrohen lehtësi. E dimë që është reformë e madhe mirëpo kjo do të duhej të ndodhte më herët. Ka edhe plotë lehtësira të tjera duke përfshirë edhe ato legjislative dhe procedurat unë shpresoj që dhe partitë e tjera ta përkrahin këtë ligj dhe besoj që është prej reformave që duhet të ndodhë”, raporton EO.

Hamza ka njoftuar se me këtë projektligj të gjithë qytetarëve të Kosovës do t’iu zgjerohet lista me gjëra ushqimore për përdorim të përditshëm, sepse do të paguajnë TVSH me normën 8 për qind për gjërat e përditshme ushqimore.

“Shërbimi i bluarjes së drithërave është vendosur të tatohet me normë të sheshtë prej 8 për qind. Do të lirohen nga TVSH librat, librat shkollorë dhe publikimet serike. Furnizimi i shërbimeve të transportit publik të udhëtarëve dhe bagazhit të tyre, me çmime të rregulluara nga autoriteti kompetent shtetëror” është bartur te norma e reduktuar ne mënyrë qe të kenë të drejtë të zbritjes së TVSH-së.”, ka thënë ai.

Sipas tij, me këtë projektligj shuma e kreditimit e cila mund të kërkohet të rimbursohet është ndryshuar nga tre mijë euro në një mijë euro në mënyrë që bizneset e vogla të cilat janë në kreditim të kenë mundësi të rimbursohen.

“Me këtë projektligj është paraparë që transporti ndërkombëtar i pasagjerëve dhe transporti i mallrave të tyre shoqëruese, të lirohet nga TVSH në mënyrë që të harmonizohet me direktivat e BE-së si dhe shumë ndryshime procedurale për ta liruar biznesin nga baza administrative dhe burokracia. Unë shpresoj që edhe deputetët e partive tjera politike do ta përkrahin këtë projektligj dhe gjithashtu jemi të hapur për gjithçka që e përmirëson përmbajtjen e tij. Presim edhe bashkëpunim me qeverinë. Paraprakisht, ne e kemi konsultuar këtë projektligj edhe me asociacionet e bizneseve dhe bizneset dhe është prej reformave që duhet të ndodhë gjithsesi.”, ka përfunduar Hamza.

Hamza tha se asnjëherë s’ka qenë temë e diskutimit vaksinimi i deputetëve.

Të ngjashme