Kuvendi mblidhet më 19 tetor, PDK-ja i bën thirrje sërish Qeverisë ta rishikojë vendimin për gazsjellësin

Prishtinë | 11 Tet 2021 | 12:13 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit bëri të ditur se deputetët do të mblidhen në seancë të martën e ardhshme, më 19 tetor, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast ai ka shtuar se sa më shpejtë duhet të miratohet Kodi i Procedurës Penale.

Tahiri edhe një herë i ka bërë thirrje Qeverisë së vendit që ta rishqyrtojë vendimin për çështjen e gazit, derisa ka thënë se vendi nuk e ka luksin për refuzimin e një projekt të tillë.

Ai ka paralajmëruar se do të ketë edhe debat parlamentar për gazsjellësin, derisa ka thënë se në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë do të vendoset.

“U vendos që seanca e radhës të mbahet të martën e nesërme dhe jo nesër, ajo që mund të them se ndër pikat më të rëndësishme është Kodi i Procedurës Penale, dhe është dokument që sa më shpejtë të miratohet dhe të hy në fuqi”.

“Ne i kërkojmë Qeverisë që ta rishikojë edhe një herë vendimin sa i përket gazsjellësit. Alternativat gjithmonë janë të rëndësishme, aq më shumë që po flasim për një projekt që financohet nga ShBA-ja që kap vlerën e 200 milionë dollarëve. Refuzimi i Qeverisë së Kosovës i bën dëm të madh vendit”.

Në këtë seancë, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të bëhet shqyrtimi i parë i 20 projektligjeve:

Projektligjit nr. 08/L-036 për Dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Jashtë Vendit, Projektligjit nr. 08/L-020 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile.

Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës.

Projektligjit nr. 08/L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-213 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale.

Projekt-kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale.

Projektligjit nr. 08/L-037 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-76 për shëndetin riprodhues.

Projektligjit nr. 08/L-038 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-192 për transplantimin e indeve dhe qelizave.

Projektligjit nr. 08/L-039 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-024 për shërbimin mjekësor emergjent.

Projektligjit nr. 08/L-040 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-156 për kontrollin e duhanit.

Projektligjit nr. 08/L-041 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-023 për mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri.

Projektligjit nr. 08/L-042 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-249 për sigurimin shëndetësor.

Projektligjit nr. 08/L-043 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-125 për shëndetësi.

Projektligjit nr. 08/L-044 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-110 për ndërprerjen e shtatzënësisë.

Projektligjit nr. 08/L-045 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-042 për gjak dhe përbërës të gjakut.

Projektligjit nr. 08/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-109 për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse.

Projektligjit nr. 08/L-047 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-190 për produkte dhe pajisje medicinale.

Projektligjit nr. 08/L-048 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-78 për shëndetësi publike.

Projektligjit nr. 08/L-049 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-38 për Inspektoratin shëndetësor.

Projektligjit nr. 08/L-050 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/22 për Inspektoratin sanitar të Kosovës.

Projektligjit nr. 08/L-051 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/38 për të drejtat dhe përgjegjësitë e banorëve të Kosovës në sistemin shëndetësor.

Në rend dite në këtë seancë do të jetë edhe Raporti vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2020, si dhe ai i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020. 

Lexo më shumë:

Të ngjashme