Kuvendi mblidhet të hënën, Tahiri e kritikon Kurtin për përfaqësim në Bruksel me fusnotë

Prishtinë | 08 Dhj 2021 | 14:06 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit ka caktuar më 13 dhjetor seancën e re plenare, raporton Ekonomia Online.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Abelard Tahiri, pas mbledhjes tha se presin që të kenë dakordim sa i përket pikave që do të diskutojnë në seancë.

“Seanca e radhës do të mbahet të hënën nga ora 11:00”, tha Tahiri para medieve.

Tahiri, kritikoi kryeministrin Albin Kurti për përfaqësimin në Bruksel me fusnotë.

“Kohën kur është vendos ka qenë reagim i ashpër nga kryeministri. Ne nuk kemi parë që e ka ngritur si shqetësim që Kosova të përfaqësohet pa fusnotë dhe nuk ka pas kurjao për të ngritur këtë çështje. Mendoj që sot kur e gjykojmë nga e thëna në të bërë”.

Rendi i ditës:

I.    Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Përgatitjet për seancën e radhës:

1.      Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.      Pyetjet parlamentare,

3.      Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-068 për ratifikimin e “Amendamentimit nr. 1 të Marrëveshjes Financiare për IPA 2016 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”,

4.      Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-069 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës Përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Zvicrrës përfaqësuar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme përmes Agjencisë Zviceranë për Zhvillim dhe Bashkëpunim mbi programin Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore në Kosovë,

5.      Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-073 për ratifikimin e këmbimit të Notave Diplomatike në lidhje me asistencën e ofruar në formë granti sipas Aktit për ndihmë të jashtme të vitit 1961 dhe Aktit për kontroll të shitjeve të armëve mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,

6.      Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,

7.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

8.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-070 për Pijet e forta alkoolike,

9.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-071 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit   nr.04/L-060 për mbeturina,

10.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-072 për Bujqësi dhe Zhvillim Rural,

11.  Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore  për vitin 2022,

12.  Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

LEXONI EDHE:

Lexo më shumë:

Të ngjashme