Kuvendi në pauzë, mblidhet kryesia

Prishtinë | 08 Mar 2018 | 12:26 | Nga Donila Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Kjo pasi është ndërprerë deri në orën 14 seanca e Kuvendit.

Në këtë seancë po mbahej debat parlamentar në lidhje me dhunën në familje dhe adresimin institucional, raporton EO.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti theksoi se deri në ora 14 do të ketë pauzë pasi që do të mblidhet kryesia pa sqaruar se për çka do të diskutohet.

Pasi që u kërkuar pauzë, Muharrem Nitaj nuk u pajtua pasi që tha duhet të përfundohet kjo seancë.

“Një numër i deputetëve po pinë kafe disa kanë dal, ta vazhdojmë seancën ose ta lëmë pas pauzës. Është një temë e rëndësishme duhet të diskutojmë”.

Ganimete Musliu, nga PDK, tha se duhet të ketë përgjegjësi nga ata që e kanë thirrur seancën, duke iu referuar VV-së.

Madje ajo bëri edhe një përshkrim për Albin Kurtin.

“Është mjerim për parlamentin qe për politika ditore i qesin 600 nënshkrime për të thirr seanca, nuk mbajnë përgjegjësi për nënshkrimet e tyre. Mos u befasoni, siç është ky parlament siç sillen iniciuesit e kësaj seance, ashtu është

“Jam e befasuar nga LVV rrufeshëm i shfrytëzojë minutat e tyre për të ju drejtuar kuvendit të Kosovës. Dallojeni erën e luleve nga era e atyre që ju e dini, po them në mënyrë simbolike nga era e Albinit”.

Të ngjashme