Kuvendi s’voton rekomandimet nga interpelanca e Kryeministrit për rastin Dehari

Prishtinë | 30 Mar 2018 | 11:53 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi s’ka votuar rekomandimet nga Interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj Kosovës, lidhur me vdekjen e aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, raporton Ekonomia Online.

Këto ishin rekomandimet e VV-së për këtë rast: Hetim i pavarura dhe transparent për vrasjen e Astrit Deharit; Dorëheqja e ministres Dhurata Hoxha dhe Skender Hysenit dhe fillimin e hetimeve për sigurinë ndaj personave përgjegjës të burgut.

Në interpelancën për Rastin Dehari më 16 mars, debati i ashpër gati ka eskaluar në përleshje fizike ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe atyre të Vetëvendosjes.

Kreu i VV-së Albin Kurti kërkoi dorëheqjen e ministres së Integrimit, Dhurata Hoxha, në atë kohë ministre e Drejtësisë.

Kur, Hoxha e mori fjalën deputetë të Vetëvendosjes kanë ndërprerë fjalën e ministres, duke bërë zhurmë e duke goditur tavolinat.

Ata kanë thirrur “kriminele” në drejtim të ministres së PDK-së. Kjo ka nxitur reagimin e deputetit të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili filloi fjalosjen me deputetin e Vetëvendosjes, Sali Zyba. Më pas ndërhyri edhe deputeti Rexhep Selimi e u grumbulluan shumë deputetë të tjerë.

Dehari ka vdekur në rrethana të pasqaruara në burgun e Prizrenit.

Të ngjashme