Lajçak në LDK, takohet me zyrtarët e kësaj partie

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 10:11 | Nga Hasan Hoti

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak vizitën në Kosovë e ka vazhduar me takim në selinë e LDK-së, ku do të takohet më përfaqësues të kësaj partie, raporton Ekonomia Online.

Lajçak do të takohet edhe me kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.

Ai është takuar dje me presidentin Hashim Thaçi, kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osman dhe kryeministrin Avdullah Hoti.

Lajçak ka ardhur në Kosovë një ditë pasi i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka njoftuar se përfaqësuesit e këtyre dy shteteve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.

Në fillim të muajit prill të këtij viti, Miroslav Lajçak u emëruar si përfaqësues i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është pezulluar nga nëntori i vitit 2018, kur Qeveria pati vendosur taksë 100 për qind në mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, raporton EO.

Ndërkohë kjo masë është zëvendësuar me reciprocitet, mirëpo qeveria e re, ka hequr të gjitha masat, për shkak të siç është shprehur ai, heqjes së të gjitha pengesave për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Të ngjashme