Lajçak: Pres që të punoj me qeverinë e ardhshme për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Prishtinë | 15 Shk 2021 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka komentuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën ditën e djeshme në Kosovë.

Lajçak thotë se në zgjedhjet e 14 shkurtit institucionet e Kosovës dhe partitë politike treguar pjekuri, njofton Klan Kosova

Tutje Lajçak thotë se pret që të punojnë me qeverinë e ardhshme për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Zgjedhjet e djeshme në Kosovë demonstruan pjekuri të institucioneve të saj, të gjithë akterëve relevantë dhe partive politike. Qytetarët kanë bërë që zëri i tyre të dëgjohet dhe unë pres që të punoj me qeverinë e ardhshme për vazhdimin e Dialogut”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Të ngjashme