Latifi paralajmëron VV-në: Komoditeti që e ka në këto zgjedhje, do t’i dëshpërojë

Prishtinë | 02 Tet 2021 | 21:36 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi, ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje si rrjedhojë e rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme, ka krijuar komoditet edhe në zgjedhjet lokale. Për këtë, Latifi ka paralajmëruar se mund t’i dëshpërojë këtë subjekt.

Latifi, në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka thënë se Vetëvendosje nuk ka investuar politikisht në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, shkruan Gazeta Express.

“Rezultati i 14 shkurtit nuk do të përsëritet në zgjedhjet e 17 tetorit. VV ka hy në këto zgjedhje me një lloj komoditeti. Fryma politike nuk është e qëndrueshme në kohë. Nuk është një konstantë që qëllon në kohë, kështu që nuk besoj se investimi apo besimi i madh i Vetëvendosjes do t’i përmbushë pritjet”, ka thënë ai.

“Unë konsideroj se komoditeti me të cilin ka hy VV në këto zgjedhje lokale, duke mos investu në kandidatura sfiduse, nuk është lodhë me nxjerrë kandidatura të cilat do të sfidonin seriozisht disa kryetarë komunash. Në aspektin tjetër, nuk i ka kushtu shumë rëndësi fushatës, diçka të cilët e kanë bërë kundërshtarët politik”, ka shtuar tutje Latifi.

Vetëm dy javë para zgjedhjeve, ish-ministri i Shëndëtësisë, Arben Vitia, ka hequr dorë nga pozita e tij për t’u marrë me kandidaturën për Prishtinën. 

Të ngjashme