LDK e vendosur, kërkon rinumërimin e votave në Prishtinë

Prishtinë | 21 Nën 2017 | 14:51 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në një konferencë për medie bëri të ditur arsyet se pse kanë kërkuar rinumërimi i votave në Prishtinë. Ismet Beqiri, në emër të LDK-së, tha se asnjë parti nuk duhet të ketë drojë nga rinumërimi, raporton Ekonomia Online.

“Ne si LDK konsiderojmë se rinumërimit nuk ka nevojë t’i druhet asnjë parti politike apo kandidat”, tha Beqiri.

Lidhja Demokratike e Kosovës me këtë rast kërkon edhe nga organet kompetente të drejtësisë që të analizojnë dhe shqyrtojnë raportimet e mediave për organizimin e transportit përmes veturave për qytetarët votues në Komunën e Prishtinës, të kamufluar si OJQ, e në këmbim të votës për kandidatin e VV-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sepse LDK konsideron se në një veprim/organizim të tillë ka më shumë se një element të veprës penale të paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

 Lidhja Demokratike e Kosovës gjithashtu njofton opinionin se me vëmendje të shtuar është duke vëzhguar procesin e konfirmimit, verifikimit dhe të numërimit të votave me Postë sidomos sa i përket votave për Komunën e Istogut dhe të Dragashit, ku vërehet edhe nga shumë veprime por edhe nga deklarimet e vetë kandidatëve, sidomos kundërkandidatëve të LDK-së, se kishte votim të porositur, të organizuar dhe të kontrolluar nga qarqe të caktuara për votuesit jashtë Kosovës, duke shkelur kështu shumë nga parimet që garantojnë zgjedhje të lira e demokratike, siç janë fshehtësia e votës, vullneti i lirë i votuesve, votimi individual etj.

Prandaj, sikur në këto raste, në rastin e Prishtinës, Istogut e Dragashit, edhe në të gjitha rastet tjera eventuale, LDK do të ndjek të gjitha rrugët ligjore në të gjitha instancat e drejtësisë në Kosovë, që nga PZAP-i e deri tek Gjykata Kushtetuese, me qëllim të vetëm, korrektimin e procesit zgjedhor në secilin rast që faktet dëshmojnë tendencën e subjekteve apo  të kandidatëve të tyre për të shtrembëruar vullnetin e lirë të qytetarëve tonë të shprehur në zgjedhjet e 19 nëntorit 2017.

Të ngjashme