LDK-ja e VV-ja me vendim të përbashkët

Prishtinë | 06 Dhj 2018 | 20:11 | Nga Ekonomia Online

Fjala e fundit e Lidhjes Demokratike të Kosovës karshi situatës në të cilën gjendet vendi, janë zgjedhjet.

Madje, kryetari i partisë, Isa Mustafa, në një intervistë ekskluzive për Rubikon të KTV-së ka thënë se ky vendim i tyre është i akorduar edhe me Vetëvendosjen.

“Ne vlerësojmë se domosdoshmërisht duhet të shkojmë në zgjedhje, vlerësojmë se kjo qeveri nuk po i bën mirë këtij vendi, kemi ndërhyrje në komisione të pavarura nga qeveria, kemi dështime në politikën e jashtme, dështimet më të mëdha janë veprimet që po i ndërmerr Serbia për tërheqjet e njohjeve, mosanëtarësimi në INTERPOL”, ka thënë Mustafa.

“Qëndrimi i LDK-së por edhe i akorduar me Vetëvendosjen ka qenë që të mblidhet Kuvendi edhe të merret vendimi, ose të shpërbëhet Kuvendi, ose të japë dorëheqje”, ka thënë Mustafa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme