LDK-ja takon drejtoreshën për Evropën Perëndimore: Dialogu do të vazhdojë

Prishtinë | 13 Qer 2019 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti,  së bashku me deputetët Armend Zemaj dhe Lumir Abdixhiku, kanë pritur në takim sot drejtoreshën për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në BE, Angelina Eichhorst.

Kryetar Hoti e falënderoi zonjën Eichhorst për bashkëpunimin në avancimin e integrimit të Kosovës drejt BE-së.

Gjatë këtij takimi, është biseduar për proceset integruese të Kosovës, për nevojën e vazhdimit të dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të lehtësuar nga BE-ja dhe të mbështetur nga SHBA-të, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave.

Kryetar i Grupit Parlamentar, z. Hoti përsëriti qëndrimin e LDK-së për dialogun dhe theksoi se LDK-ja do të kujdeset që të mos lejojë që Kosova të devijojë nga agjenda euro integruese.

Të ngjashme