LDK-ja thotë se kriza institucionale po thellohet, ankohet për diskriminim në ndarjen e buxhetit

Prishtinë | 30 Nën 2018 | 19:54 | Nga Ekonomia Online

Kriza institucionale është duke u thelluar. Skandalet e mëdha të krerëve dhe problemet e zyrtarëve me ligjin, kanë bërë që qytetarët të jenë në pozicionin me të ulët të mundshëm.

Kështu tha LDK-ja në konferencën e rregullt për medie, me ç’rast ngriti shqetësimin rreth problemeve të shtuara pas dorëheqjes së krerëve komunalë të veriut dhe vendimit për taksën, raporton KTV.

Avdullah Hoti tha se institucionet e Kosovës nuk janë në nivelin e duhur për të udhëhequr.

Sipas tij, kryeministri i vendit nuk njihet si një person i fjalës. Ai ka rikujtuar qëndrimin për demarkacionin para dhe pas ardhjes në pushtet të Haradinajt.

LDK-ja ka shprehur pakënaqësi edhe me projektimin e buxhetit për vitin 2019, ku, sipas tyre, komunat që udhëhiqen nga ta janë diskriminuar.

LDK-ja nuk do ta pranojë asnjë marrëveshje që prek integritetin territorial si dhe nuk do ta përkrahë projekt-buxhetin e vitit 2019, pasi që e konsideron të paqëndrueshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme