LDK lëshon mbledhjen e Kryesisë, diskutohej për zhbërjen e Speciales

Prishtinë | 22 Jan 2018 | 10:16 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupi Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka braktisur mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit kur filloi diskutimi për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Hoti, ka deklaruar se një nismë e tillë është e rrezikshme për Kosovën andaj LDK nuk qëndron në mbledhje.

“Në pikën e tretë u diskutua për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ne e lëshuam mbledhjen sepse kjo çështje është e dëmshme dhe rrezikon marrëdhëniet me ndërkombëtarët”, tha ai.

Sipas Hotit mbledhja e Kryesisë po vazhdon ende ngase ka kuorum.

“Qëndrimi ynë për Specialen dihet. LDK është kundër shfuqizimit. Ishte në rend dite edhe sot. Të shohim si do të vazhdojnë më tutje shumica parlamentare”, shtoi ai.

Të ngjashme