“Ligji për parandalimin e konflikt interesit do i kursej shtetit miliona euro”

Prishtinë | 11 Dhj 2018 | 12:17 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, anëtarë të Organizatës Globale të Parlamentarëve Kundër Korrupsionit (GOPAC), kanë mbajtur tryezë për pakon ligjore kundër korrupsionit, si dhe për punën e institucioneve të drejtësisë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ulrika Richardson nga UNDP tha se korrupsioni pengon investimet dhe fondet po shkojnë në duart e individëve sesa në investime, raporton Ekonomia Online.

“Gjatë kësaj jave që i kushtohet javës së korrupsionit po shënohen aktivitete dhe kjo na jep mundësi të reflektojmë se sa e rëndësishme është lufta kundër korrupsion. Korrupsioni është humbje e fondeve publike qe u shkojnë individëve në vend se të investohet në shkolla, spitale e investime tjera, ky është kërcënim për demokracinë”, tha u shpreh Richardson.

Richardson shtoi se duhet të kemi legjislacion të qartë për kundër-korrupsionin.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri falënderoi deputetët në punën e tyre që kanë ndihmuar të miratohen trembëdhjetë projektligje të rëndësishme që lidhen me sistemin e drejtësisë.

Tahiri shtoi se Ligji për parandalimin e konflikt interesit do i kursej shtetit miliona euro

“Ligji për parandalimin e konflikt interesit do i kursej shtetit miliona euro. Rritja e numrit të prokurorëve në prokurori speciale ka ndodhur, bashkë me komisionin për legjislacion është propozuar amendamenti për themelimin e panelit special që të gjykoj lëndë që vijnë nga prokuroria speciale dhe ky është një lajm i mirë”, tha Tahiri, raporton EO.

Tahiri shtoi se brena viti 2017 janë punësuar 162 gjyqtar të rinj.

Në anën tjetër, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se korrupsioni është pengesa kryesore e zhvillimit ekomomik të një vendi, sipas saj, kjo dukuri po i largon edhe investitorët e huaj.

“Krimi i organizuar dhe korrupsioni kohëve të fundit po diskutohet më shumë nuk po flasim vetëm për diçka që është e kundërligjshme por që është pengesa kryesore dhe shkak i moszhvillimit ekonomie. Kur vjen një investitor e sheh sistemin e drejtësisë ballafaqohet me kërkesa për ryshfet dhe ai nuk do investoj më në Kosovë pasi që kjo është e papranueshme për vendet e zhvilluara”, tha ajo.

Haxhiu shtoi se Kosova duhet ta bëj ligjin antimafia, të ketë specializim të policëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe të ketë një institucion të vetëm apo departament që ka siguri dhe mbrojtje për gjyqtar e prokuror dhe që merret vetëm me korrupsion dhe krim të organizuar.

Besim Kelmendi nga Zyra e Kryeprokurorit tha se java kundër-korrupsion nuk mjafton, sipas tij gjatë tërë vitit duhet të mbahen tryeza të tilla sepse korrupsioni duhet trajtuar më shumë.

“Nëse nuk i zbatojmë ligjet, kemi bërë një javë kot kundër-korrupsion dhe ligji për këtë do jetë i pasuksesshëm. Jemi në një situatë kur flasim shumë për pasanikë të mëdhenj në Kosova ka që nuk u dihet se nga e kanë marrë atë pasuri dhe nuk mundemi me i thirr me i qit në drejtësi sepse e kanë të drejtën te mbrohen në heshtje dhe nuk mund të sillen në gjykatë për të dëshmuar”, tha Kelmendi.

Kelmendi tha se ligji për konfliktin e interesit më shumë është gjeneral se sa specifik, ndërsa ligji për sinjalizuesit sipas tij është një ligj shumë i mirë dhe të gjithë personat që japin informata për ndonjë parregullsi e kanë mundësinë përmes këtij ligji të jenë të mbrojtur.

Afërdita Bytyqi, kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë tha se gjatë vitit 2018 janë pranuar 44 lëndë të reja, ndërsa gjyqtarët për krime të rënda 62 lëndë i kanë përfunduar.

“Trendi i lëndëve të zgjidhura është në rritje dhe dominon me rastet e pranuara”, tha Bytyqi.

Bytyqi tha se gjykata themelore e Prishtinës është e përkushtuar që gjitha rastet dhe lëndët e reja të i kryej në një afat sa më të shkurtë kohor.

Të ngjashme