Kryetari i NISMA Socialdemokrate Fatmir Limaj, ka thënë se sot është një ditë shumë e rëndësishme.
Limaj tha se atyre duhet të ju krijohen atyre kushte sa më të mira për shkollim, edukim, perspektivë, si dhe mundësi për t’i realizuar ëndrrat dhe dëshirat e tyre.
Njoftimi i plotë:
Sot është dita më e rëndësishme për fëmijët, 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.
Në këtë ditë të veçantë, shprehim përkushtimin tonë për t’u krijuar atyre kushte sa më të mira për shkollim, edukim, perspektivë, si dhe mundësi për t’i realizuar ëndrrat dhe dëshirat e tyre.
Fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja e çdo shoqërie. Për ne si prindër, ata janë frymëzimi ynë dhe pasuria më e madhe që e kemi.
Urime 1 Qershori, fëmijë të dashur!