Limaj kujton vëllëzërit Gërvalla dhe Kadri Zekën, thotë se trasuan rrugën e lirisë së Kosovës

Prishtinë | 17 Jan 2020 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar vëllëzërit Gërvalla dhe Kadri Zekën në 38 vjetorin e vrasjes se tyre.

Kreu i Nismës i ka vlerësuar lart për kontributin e tyre si tre veprimtar të shquar të cështjes komëbtare.

“Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka me vendosmërinë e tyre politike e atdhetare trasuan rrugën e lirisë dhe shtetësisë se Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Limaj më tutje thotë se ndonëse kanë kaluar 38 vjet nga vrasja e tre kolosëve tanë, kujtimi për ta mbetet gjithmonë i freskët.

“Lavdi jetës dhe veprës së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës”, ka shkruar Limaj.

Të ngjashme