Limaj tregon cilat tema do të duhej t’i kishte top prioritet qeveria e re

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se apeli i tij ka qenë në vazhdimësi të bëhen sa më shumë teste për COVID-19.

Ai ka thënë se shpreson që Kosova ta kaloj sa më mirë këtë situatë duke ftuar qytetarët që t’i respektojnë udhëzimet e Institutit të Shëndetësisë

“Kapacitetet tona janë këto që janë. Sensibilizimi i ndihmon shumë. Në fillët e saj nuk është parë serioze. Kemi vonesë të jashtëzakonshme për të bërë sensibilizimin. Nuk kanë dalë një muaj jashtë Prishtinës për të parë nevojat e komunave për furnizime. Pas një muaji kanë dal qeveria në teren. E di që tereni nuk i zgjidh problemet, por ndikon në sensibilizim. Poashtu edhe kufijtë janë mbyll më vonesë. Në disa hapa jemi vonuar”, ka thënë Limaj në emisionin “Frontal”.

Ai ka shtuar se gjendja e jashtëzakonshme e kishte ndihmuar menaxhimin e situatës për të pas shtabi sa më shumë instrumente me i shfrytëzu resurset tona në funksion të menaxhimit të COVID 19.

Lideri i Nismës ka thënë se në vend që më i zgjeru masat, qeveria tani e ka zbrite në nivel të ministrisë së Shëndetësisë menaxhimin e kësaj situatë.

Kurti, sipas tij, në shumë vendime ka pas tejkalim të kompetencave sepse ai thotë se kjo është qeveri kujdestare.

Duke komentuar letrën e Isa Mustafës dërguar Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Limaj ka thënë se secila parti i konsulton organet partiake, por fillimisht duhet shteren të gjitha mundësitë kushtetuese.

“Kushtetuta duhet respektohet dhe në duhet të sillemi në respekt të saj. Kushtetuesja e ka interpretu këtë cështje. Kryeministri po don më i dhënë kompetence presidentit që nuk i ka. Kjo është paradoksi. Kur i duhet i jep fuqi presidentit, në anën tjetër synon t’ia kufizoj kompetencat. Sepse presidenti s’mund ta shpërndaj Kuvendin kokë në vete”, ka shtuar Limaj.

Ai ka thënë se Kosovës i duhet një qeveri me mandat të rregullt ku do të adresoheshin disa tema të rëndësishme.

“Duhet kemi në qeveri me mandat të rregullt. Tri institucione kanë mandat asamblistët, kryetari i komunës dhe deputeti vetëm këta kanë mandat. Të tjerët mandatohen nga këta. Do të ishte mirë një shumicë sa më e gjere, t’i kemi temat dialogu, tejkalimi i pandemisë, mobilizim i resurseve për ekonomi dhe liberalizimi i vizave. Një qeveri e urtë e kujdesshme për të zbutur këto përplasje. Njerëzit të mos e shohin njëri tjetrin armiqësor”, ka përfunduar Limaj.

Të ngjashme