Lirohen Dardan Molliqaj dhe tre aktivistë të PSD-së

Prishtinë | 16 Shk 2022 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj dhe anëtarët Natyra Kuçi, Teutë Rrusta e Frashër Krasniqi janë liruar nga mbajtja.

Lajmin për Express e kanë konfirmuar nga PSD-ja. Nga kjo parti kanë deklaruar se ende nuk janë liruar aktivistët Nol Nushi e Genc Sherifi.

Kreu dhe anëtarët e PSD-së u arrestuan të hënën në objektin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, ku zhvilluan një aksion përmes së cilit kërkuan nga ZRRE-ja ta publikojë vendimin për rritje të energjisë.

Molliqaj, Kuçi, Rrusta e Krasniqi u dërguan në mbajtje për 48 orë, për veprën penale “Pengim i personit zyrtar”.

Ndërkaq Nushi e Sherifi për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, për protestën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, të organizuar nga PSD-ja më 29 janar.

Të ngjashme