Lladrovci ka një koment për Xhakën pas fitores historike të Zvicrës ndaj Francës

Prishtinë | 29 Qer 2021 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka komentuar, në postimin e Granit Xhakës, pas fitores dramatike të Zvicrës ndaj kampionit aktual të botës, Francës.


Xhaka mbrëmë ka zhvilluar në nga ndeshjet me të mira në karrierën e tij, në triumfin e Zvicrës ndaj Francës në 1\e finales së Kampionatit Europian.

Në postimin në Facebook Xhaka ka shkruar, “Kur besoni, mund t’ia dilni”.

Ndërsa, Lladrovci ka lënë një koment tek Xhaka, duke i shkruar se është krenare me ‘shqiponjat’.

“Dëshmuat fuqi morale të fituesit deri në minutat e fundit dhe në ekzekutimin e penalltive.
Krenar me juve shqiponja. Ju lumtë!”, ka shkruar Lladrovci.

Ndryshe, Granit Xhaka zhvilloi një performancë të shkëlqyer ditën e djeshme saqë u vlerësua dhe nga UEFA si lojtari më i mirë i takimit Francë-Zvicër, ndeshje ku helvetët morën kualifikimin heroik ndaj kombëtares franceze pas goditjeve të 11-metërshave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme