Lushaku-Sadriu reagon pasi mësimdhënësve u dolën pagat

Prishtinë | 07 Tet 2022 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit grevistë.

Sipas Lushaku-Sadriut, kjo vonesë ishte për të mbjellë frikë e shfryrje inatesh ndaj këtyre kategorive.

“Ishte tallje me mësimdhënësit, për të mbjellur frikë te të gjithë. Ishte një shfryrje inatesh ndaj kategorisë më sublime, duke demonstruar potencialin e mosdialogimit. Në fund, humbjen e vërtetë e pësuan nxënësit-arsimi”, ka shkruar ajo në facebook.

Të ngjashme