Lushaku: VV prishi vlerat bazike që proklamonte, përfshiu kandidatë me aktakuza

Prishtinë | 18 Jan 2021 | 22:55 | Nga Ekonomia Online

Opinionistja Jehona Lushaku, ka thënë se Vetëvendosje ka bërë një përzierje me emrat në listën e saj, ndaj dhe rezulton me prishje të vlerave bazike në çka dhe kishte proklamuar.

Lushaku po vlerëson jo të duhur përfshirjen në listën për kandidatë, të njerëzve të cilët kishin raste në gjykatë, pasi, Vetëvendosje vet kritikonte dhe ishte kundër kësaj praktike nga subjektet tjera, njofton Klan Kosova.

”Lista e Vetëvendosjes duket e kombinuar dhe e menduar shumë mirë për nga target grupet secili kandidat çfarë lloj elektorati tërheq”.

”Nuk e kam parë shumë mirë këtë përzierje sepse prish vlerat bazike për çka Vetëvendosje bazohet dhe ka proklamuar”.

”Një element që nuk e kam parë mirë është përfshirja e njerëzve në një formë, kanë pasur raste në gjykatë – dhe kjo ka qenë njëra nga kauzat që e ka shtyrë përpara Vetëvendosje dhe pastërtia e listave ka qenë njëra prej gjërave për të cilën ka qëndruar dhe kritikuar Vetëvendosje”.

”Tjetra është, përdorimi i sentimentit në përzgjedhjen e disa kandidatëve që në një formë kanë qenë të lidhur me viktima ose kanë qenë vet viktimë, e shoh një element shtesë që e kanë përdorur partitë tjera paraprake dhe Vetëvendosje i ka kritikuar për këto veprime”.

”Kemi parë që partitë tjera kanë përzgjedhur djemtë ose vajzat e familjeve emblematike ose në lidhje me komandantët për çka komandantët Vetëvendosje i kishte kritikuar për përdorimin e tyre dhe përfshirjen në këto lista, dhe në një formë e ka bërë edhe vet këtë pa u lëshuar unë dhe pa e gjykuar se çfarë vlerash kanë këto por jo për t’u përdorur në asnjë mënyrë për raste të caktuara për vota elektorale”.

Të ngjashme