LVV publikon anketën për zgjedhjet: Kurti favorit për kryeministër

Prishtinë | 06 Jan 2019 | 13:33 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media ku ka folur nënkryetari i Lëvizjes, Bislim Bislimi.

Ai ka bërë prezantimin e një ankete nga UBO Consulting me pyetjen se nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin të dielën e ardhshme, a do të votojnë qytetarët, raporton Ekonomia Online.

Sipas kësaj ankete, qytetarët të cilët janë anketuar në pyetjen se cili lider politik do të ishte i përshtatshëm për pozitën e kryeministrit të Kosovës, 19.7% kanë zgjedhur liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“19.7% favorit kryesor për kryeministër del te jetë kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, duke vazhduar më pas Kadri Veseli me 15.8%, Ramush Haradinaj me 14.9%, Isa Mustafa, Shpend Ahmeti, Fatmir Limaj etj”, tha Bislimi.

Ai ka treguar për metodologjinë e realizimit të kësaj ankete.

“1070 të anketuar mbi moshën 18 vjeç duke respektuar strukturën etnike, moshore dhe shpërndarjen gjeografike të popullsisë”, tha Bislimi.

Sipas Bislimit, Vetëvendosje asnjëherë nuk ka bërë kalkulime për interesa partiake.

“Lëvizja Vetëvendosje asnjëherë nuk ka bërë kalkulime për interesa partiake dhe ne jemi të interesuar të ndërpritet kjo keqqeverisje dhe të shkohet në zgjedhje. LVV është subjekti që ka 20% më shumë mbështetja nga gjinia femërore se sa ajo mashkullorë. LVV dominon tek të rinj, por mbetet prapa tek pensionistët”, u shpreh Bislimi, raporton EO.

Sipas kësaj ankete, Albin Kurti del të jetë i preferuari i qytetarëve për kryeministër.

Sipas anketës janë tre arsye të pakënaqësive të qytetarëve me qeverisjen e tanishme si mungesa e zhvillimit ekonomik, problemet me politikën e jashtme dhe luftimi i korrupsionit.

Po ashtu u përmenden edhe problemet më të mëdha, me të cilat sipas VV-së,  po përballen qytetarët si çmimet e larta të faturave të rrymës, paga mesatare e ulët, çmimi i lartë i derivateve, mungesa e vendeve të punës, sigurimi i barnave etj.

Bislimi nuk komentoi lajmet të cilat janë bërë të shpeshta kohëve të fundit për disa simpatizantët e LVV të cilët kanë plaçkitur, ai tha se në Facebook mund të komentoj çfarë të dojë secili prej nesh dhe kjo është e drejta e gjithë secilit.

Të ngjashme