Manaj: Ulja e kriterit në 10 vjet nuk e zgjidh problemin e pensionistëve kontributdhënës

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 13:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj, tha se çështja e pensionistëve kontributdhënës nuk mund të rregullohet duke zvogëluar kriterin e viteve nga 15 në 10 vite.

Kjo sipas tij do t’i dëmtonte të gjithë ata pensionistë kontributdhënës që nuk e arrijnë minimumin e 10 viteve për të gëzuar të drejtën e tyre në pension.

Ai tha se thelbi i problemit të pensionistëve kontributdhënës qëndron në faktin se shteti i Serbisë e ka grabitur ish-fondin pensional të Kosovës dhe sot e asaj dite edhe pas 20 viteve të përfundimit të luftës Serbia në kundërshtim me të gjitha normat ndërkombëtare këtë fond nuk e ka thyer ende tek pronarët e vet, e që janë qytetarët e Kosovës.

Të ngjashme